LAJMI I FUNDIT:

Marquez dëshiron të qëndrojë te Barca

Marquez dëshiron të qëndrojë te Barca

Qendërmbrojtësi meksikan, Rafael Marquez, ka thënë se planet e tij janë që ai të qëndrojë te Barcelona.

31 vjeçari është lidhur me një largim nga Camp Nou, pas një sezoni ku nuk luajti shpesh. E ardhmja e Marquez varet edhe nga fakti se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të Barcelonës të shtunën e ardhshme.

“Është e vërtetë sepse unë nuk kam luajtur shumë sezonin e fundit, por të shohim çfarë do të kërkojë klubi dhe trajneri, nëse ata janë të interesuar që unë të qëndroj apo jo. Unë kam pasur shumë oferta për t’u larguar, por unë dua të qëndroj te Barca. Kam qenë këtu për shtatë vjet. Do ishte nder për mua të vazhdoja te Barca. Kam edhe dy vite në kontratë dhe jam i lumtur me këtë ekip”, u shpreh Marquez. /Telegrafi/