LAJMI I FUNDIT:

Marotta flet për nënshkrimin e ardhshëm falas të Interit, Lautaron dhe Barellan

Marotta flet për nënshkrimin e ardhshëm falas të Interit, Lautaron dhe Barellan

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, konfirmon se ai ka informuar tashmë Aurelio De Laurentiis për bisedimet me Piotr Zielinski dhe konfirmon se klubi po shtyn të rinovojë kontratat me yjet Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella.

Drejtori i Nerazzurrëve ka folur për mediumin DAZN pas fitores 1-0 të Interit ndaj Juventusit të dielën mbrëma.

Marotta konfirmoi se drejtuesit e Serie A janë në bisedime të avancuara me mesfushorin e Napolit Zielinski, i cili mund të bëhet nënshkrimi i parë i sezonit 2024/2025. Kontrata e tij në Stadio Maradona skadon në qershor, kështu që polaku do të transferohet në Giuseppe Meazza si transferim i lirë.


“Ajo që ka vërtet rëndësi është të jesh një klub si në vitin 2010. Lojtarët duan të bashkohen me ne. Sa i përket Zielinskit, ne po testojmë ujërat, kam folur edhe me De Laurentiis. Ne do ta nënshkruajmë atë për sezonin e ardhshëm nëse gjithçka shkon siç është planifikuar”, ka thënë fillimisht Marotta.

Interi njofton Napolin se ka filluar bisedimet me Piotr Zielinskin, lojtari do të kalojë falas te zikaltërit
Lexo po ashtu Interi njofton Napolin se ka filluar bisedimet me Piotr Zielinskin, lojtari do të kalojë falas te zikaltërit

Marcus Thuram ishte një nga transferimet falas të Interit verën e kaluar dhe francezi po kalon një sezon të mrekullueshëm në Meazza me 10 gola dhe 11 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

“Ai gjithmonë ka dëshmuar të jetë një talent, por ai kishte pasur një dëmtim të keq. Ne nuk hoqëm dorë prej tij, me Ausilio dhe Baccin, dhe arritëm ta sjellim atë falas në Milano. Ai do të bëhet një kampion i madh. Është thelbësore të kesh një baba si Lilian, ai është një këshilltar themelor për Marcus”.

Si arrin Interi të marrë kaq shumë lojtarë të lirë?

“Gjithçka fillon me punën e zonës teknike dhe skautëve. Tani për tani ne kontaktojmë dhe negociojmë me lojtarët. Është më e lehtë për ne sepse përfaqësojmë Interin. Ne kemi fituar gjashtë trofe dhe kemi arritur në një finale të Ligës së Kampionëve dhe jemi të vendosur në Milano, gjë që është thelbësore për partnerët e lojtarëve”, u përgjigj Marotta.

Nerazzurrët po punojnë gjithashtu për vazhdimin me disa prej yjeve të tyre.

“Ne nuk jemi me nxitim, askush nuk do të largohet falas. Duam të konsolidojmë lidhjen me lojtarët që dëshmojnë dashurinë e tyre për fanellën si Lautaro dhe Barella, por jo vetëm ata. Gjëja e bukur është se kemi të bëjmë me lojtarë profesionistë që e duan klubin dhe markën”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori