LAJMI I FUNDIT:

Marotta aludon në transferime

Marotta aludon në transferime

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se afati kalimtar veror është ende i hapur për Juventusin, përderisa aludon në transferime të reja.

“Tregu është i hapur deri më 31 gusht dhe për këtë arsye mund të ketë ndryshime, edhe pse situata është jo e mirë sepse ka pak lëvizje, jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë”.

“Për çdo rast, klubi ka krijuar një strukturë dinamike dhe ka si pikë referimi trajnerin. Puna e tij është mirëpritur nga këta lojtarë dhe kjo është një bazë e mirë startuese për të ardhmen”, ka thënë Marotta për Juventus Channel. /Telegrafi/