LAJMI I FUNDIT:

Maicon mund t’i bashkohet Realit

Maicon mund t’i bashkohet Realit

Agjenti i Maicon ka thënë se mbrojtësi i Interit mund të kalojë te Real Madridi, nëse skuadrat pajtohen mbi shumën e transferimit të klientit të tij.

“Për momentin ekziston dallim i madh mes ofertës dhe kërkesës. Sa më shpejtë që zgjidhet çështja, aq më mirë”.

“Të dy presidentët duhet të lëshojnë pe. Nëse ai largohet nga Interi, natyrisht se do të luajë për Real Madridin. Unë mendoj se nuk do të jetë e vështirë që të dy presidentët të arrijnë marrëveshje”, tha Antonio Caliendo për Calciomercato. /Telegrafi/