LAJMI I FUNDIT:

MACEF: Gratë më të prekura prej varfërisë energjetike

MACEF: Gratë më të prekura prej varfërisë energjetike

Në korniza botërore nën varfërinë energjetike nënkuptohet konsumi i energjisë elektrike nën dy dollarë amerikanë në ditë për një anëtar të familjes, ndërsa më të goditura prej saj janë gratë, pasi që duhet t’i lajnë enët në dorë dhe të lajnë rrobat që të kursejnë energji. Prandaj shoqëria jonë duhet të definojë se cili është pragu i varfërisë energjetike tek ne dhe të ndërmarrë masa për zvogëlimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto janë konstatimet e tryezës së sotme të rrumbullakët me temë “Çfarë paraqet varfëria energjetike – definicioni dhe rekomandimet për uljen e saj” që u mbajt sot në Shkup si pjesë përfundimtare e projektit “Ulja e konsumit të energjisë dhe ndryshimi i shprehive” i financuar nga programi për Energji inteligjente Evropa – Intelligent Energy Europe (IEE). Projektin e zbatoi Shoqata MACEF – Qendra për Efikasitet Energjetik e Maqedonisë (MACEF) nga shkurti 2014 deri në shkurt 2017.


Tryeza e rrumbullakët pati për qëllim t’i prezentojë rezultatet e projektit “Zvogëlimi i energjisë konsumatore dhe ndryshimi i shprehive” para opinionit të gjerë si dhe të nxisë diskutim për definimin e varfërisë energjetike në vend dhe krijimin e rekomandimeve për zvogëlimin e saj. Në të morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të cilat janë të involvuara me varfërinë energjetike dhe mënyrat dhe rekomandimet se si të zvogëlohet, njofton AIM.

“Vauçerët të cilët jepen për varfërinë energjetike ndihmojnë vetëm momentalisht, por nëse ndërmerren masa për përmirësimin e efikasitetit energjetik të banesave apo me blerjen e aparateve vendore me kategori të lartë të efikasitetit energjetik nuk do të ketë nevojë prej vauçerëve. Prandaj duhet t’i harmonizojmë masat në sektorin e efikasitetit energjetik se si t’ju ndihmojmë qytetarëve, veçanërisht grave”, tha profesori Konstantin Dimitrov nga MACEF.

Ai theksoi se institucionet tek ne kanë kuadër dhe resurse që t’i zbatojnë masat për efikasitet energjetik që çojnë drejt varfërisë më të vogël energjetike vetëm duhet të realizohet bashkëpunim horizontal midis institucioneve dhe të sillen normativa prej të cilave do të dalë programi në të cilin familjeve më të varfra do t’u përmirësohet standardi i jetesës.

Koordinatori i projektit, Zharko Ilievski porositi se ka shumë kritere për varfërinë energjetike dhe shtoi se në korniza botërore në amvisëritë e varfra energjetike hyjnë ato amvisëri të cilat kanë ndonjë anëtar me handikap, amvisëritë në të cilat jetojnë një numër i vogël i anëtarëve në hapësirë banesore të madhe.

“Në të shumtën e rasteve në Maqedoni varfëria energjetike është vërejtur përmes ngrohjes së një hapësire në shtëpi. Sipas statistikave në Maqedoni 76 për qind e amvisërive nxehen me drurë dhe i nxehin më së shumti prej 16 deri në 20 metra katrorë prej hapësirës banesore. Pikërisht ky lloj i varfërisë energjetike është më i përfaqësues në vend dhe prandaj duhet vepruar në këtë drejtim”, tha Ilievski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori