LAJMI I FUNDIT:

“Luftimi i dezinformimit” – Telegrafi, media më e besuar dhe e klikuar në Kosovë

Telegrafi është media më e besuar dhe më e klikuar në Kosovë, thuhet në raportin “Luftimi i Dezinfromimit”, prezantuar nga FactChecker Kosova.

Mentor Hoxhaj nga Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), thekson se për sa i përket besueshmërisë, Telegrafi prinë karshi medieve të monitoruara.


Ai tregon se për këtë hulumtim janë anketuar mbi 500 respondentë, prej të cilëve 52 për qind kanë zero besim në medie.

“Është shumë e rëndësishme që mediet të dinë se cili është besimi që ato kanë ndaj qytetarëve. Ne kemi realizuar një hulumtim duke shfrytëzuar një metodologji relativisht të thjeshtë, duke shfrytëzuar Google Forms. Me këtë, ne kemi bërë kufizime të tilla që një person mund të jap mendimin e tij vetëm një herë. Ne hulumtim kanë marrë pjesë 526 respodentë, pjesa e stafit tonë nuk ka aplikuar në këtë pyetësorë. Mbi 52 për qind e tyre kanë deklaruar se kanë zero besim te mediet e shkruara”, tha Hoxhaj për Telegrafin.

Sipas tij, Telegrafi është një medie që ka besueshmëri të madhe gjatë vizitave në faqe, duke shtuar se ka rezultate të dukshme edhe në konfirmimin e lajmeve dhe ndërveprimet në rrjetin social Facebook.

“Mediat kryesore që po prijnë në besueshmëri është edhe Telegrafi. Pjesa dërrmuese e respondetëve besojnë në këtë portal online. Bazuar në Similar Web, Telegrafi ka qenë faqja më e vizituar dhe ne kemi shfrytëzuar numri 49, më pastaj për të listuar dhe renditur mediet e tjera dhe shohim që Telegrafi është media më e vizituar më së miri, ky portal është i jashtëzakonshëm në Fact Check, Facebook Interacion, Trust dhe Web Visit”, deklaron ai.

Vlerësimi i Telegrafit në bazë të verifikimit të lajmeve, besimit të qytetarëve, ndërveprimeve në Facebook dhe vizitave në faqen kryesore

Tutje Hoxhaj tha se është një lajm i mirë që në vend ka medie serioze dhe që njëkohësisht janë të vlerësuara nga vet qytetarët.

“Ne kemi bërë një vlerësim dhe një analizë të mediave në katër kategori. Në kategorinë e lajmeve të verifikuara, në kategorinë e besimit të qytetarëve ndaj mediave, në kategorinë e publikimeve dhe ndërveprimeve të lajmeve postuara në Facebook dhe vizitat në faqen kryesore. Duke mbledhur të gjitha këto, Telegrafi është media që është renditur e para. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi media serioze që janë të vlerësuara nga qytetarët. Puna e tyre është shpërblyer si në rrjetin social Facebook dhe në ëeb”, shprehet Hoxhaj.

Mentor Hoxhaj nga Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), në një prononcim për Telegrafin

Në fund, ai e pohon faktin se Telegrafi është një medie që nuk vrapon pas lajmeve, por se i verifikon ato para se t’i publikojë.

“Unë mendoj që kjo është një shembull jashtëzakonisht i mirë edhe për mediat e tjera që vrapojnë po themi kushtimisht pas lajmit. Telegrafi është i njohur si një media e ngadalshme po them në thonjëza. Nuk vrapon pas lajmit, por politika e ndjekur nga Telegrafi ka rezultuar e suksesshme. Për mua nuk ka qenë e pritshme që Telegrafi të jetë e para sa i përket ndërveprime, sepse ky medium nuk punon për ndërveprime. Këtu nuk shohim as mashtrime për klikime. Ka qenë befasi e këndshme”, përfundoi ai.

Pjesë e këtij hulumtimi sipas Cyber Security and Privacy, ishin të gjitha mediet të cilat janë të regjistruara në Komisionin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori