LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli klubi anglez që ka harxhuar më së shumti para për të paguar agjentët – klubet paguan 291 milionë euro brenda vitit për agjentë

Liverpooli klubi anglez që ka harxhuar më së shumti para për të paguar agjentët – klubet paguan 291 milionë euro brenda vitit për agjentë

Shifrat e publikuara nga FA (Federata Angleze e Futbollit) tregojnë se Liverpooli ka shpenzuar 30.3 milionë funte (33.58 milionë euro) për të paguar agjentët e lojtarëve vitin e kaluar – më shumë se çdo klub tjetër në Ligën Premier.

Raporti i FA detajon shpenzimet nga klubet e Ligës Premier për agjentë dhe ndërmjetësit gjatë periudhës 1 shkurt 2019 deri më 31 janar 2020.

Liverpooli bleu tre lojtarë gjatë asaj periudhe – Takumi Minamino, Harvey Elliott dhe Sepp van den Berg.


Kuqezinjtë morën gjithashtu portierët Adrian dhe Andy Lonergan si transferime falas, por shpenzimi i tyre modest për lojtarët ishte zvogëluar nga shpenzimet e tyre për agjentët.


Katër klubet me më shumë harxhime për agjentët

1.Liverpool (30.3 milionë funte – 33.58 milionë euro)

2.Man City (29 milionë funte – 32.14 milionë euro)

3.Man United (27.6 milionë funte – 30.5 milionë euro)

4.Chelsea (26.2 milionë funte – 29 milionë euro)


Shpenzimet prej 30.3 milionë funte të Liverpool ishin më të ulëta se e njëjta periudhë në sezonin 2018-19, e cila arriti në 43.8 milionë funte.

Manchester City ishin shpenzuesit e dytë më të mëdhenj për agjentët (29 milionë funte -32.14 milionë euro), ndërsa Manchester United gjithashtu pagoi 27.6 milionë funte (30.5 milionë euro).

Chelsea është i katërti në listë me një shpenzim prej 26.2 milionë funte (29 milionë euro) , pavarësisht se nënshkruan vetëm me Mateo Kovacic dhe Christian Pulisic.

Arsenali harxhoi pothuajse gjysmën e totalit të Bluve, 13.6 milionë funte (15.07 milionë euro), ndërsa klubet e tjerë të Londrës, West Ham (13.2 milionë funte – 14.63 milionë euro) dhe Tottenham (12.5 milionë funte – 13.85 milionë euro) janë në listë për shpenzime të mëdha.

Burnley ka paguar më pak për agjentët se çdo klub në elitë me vetëm 3.9 milionë funte (4.32 milionë euro).

Në total, klubet e Ligës Premier paguan 263.4 milionë funte (291.90 milionë euro) për agjentët në edicionin 2019-20, pak më shumë sesa 260.7 milionë funte (288.91 milionë euro) të shpenzuara një vit më parë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Premier League
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Bundesliga
Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Premier League
Kalo në kategori