LAJMI I FUNDIT:

Lirohet aktivisti i VV-së që dyshohet se e sulmoi shtëpinë e Isa Mustafa

Lirohet aktivisti i VV-së që dyshohet se e sulmoi shtëpinë e Isa Mustafa

Është liruar Kushtrim Avdimetaj, i dyshuari për hedhjen e molotovit në shtëpinë e kryeministrit Isa Mustafa, më 26 shkurt, në ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh president në Kuvend.

“Të dashur shoqe e shokë, e dashur Lëvizja jonë, shpresojë që secilin prej jush te iu gjej mirë pas një muaji paraburgim (sa për t’iu njoftuar, tani kam masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji!); burgosjet na bëhen për të na frikësuar, por neve bëhemi dhe me të fortë, dhe vetëdijësohemi për rrugën e drejtë që kemi marrë, pra, shoqe e shokë neve duhet të na shtohen energjitë tona, sepse na “pret” rruge e vështirë. P.S.: Me këtë rast ju falëlenderojë përzemërsisht për urimet me rastin e ditëlindjes time. Shokët për mua janë të shenjtë!” (sic.), ka shkruar Avdimetaj në profilin e tij në Facebook.