Në një nga dhomat e Shtëpisë Muze të Kadaresë është edhe njëra në të cilën janë ekspozuar një sërë letërkëmbimesh që lidhen me projektin për të realizuar një film mbi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”…
Një staf kineastësh e aktorësh të shquar, si Michel Piccoli, Luciano Tovoli e Marcello Mastroianni, ishin të interesuar për veprën e shkrimtarit shqiptar. Në një vend të izoluar si Shqipëria, ky ishte një rast i jashtëzakonshëm, por që nuk u shfrytëzua, madje u hapën gjithfarë problemesh. Ismail Kadarenë e ftonin vazhdimisht në Francë, por kjo nuk shihej edhe aq me sy të mirë.
Ndër shumë letrash që mbanin firmën e Manush Myftiut apo vetë Ismail Kadaresë dërguar Ramiz Alisë dhe Mehmet Shehut, është edhe njëra nënshkruar nga Dritëro Aglli, asokohe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, që i shkruan Ramiz Alisë, duke shprehur shqetësimin se po anashkalohej LSHA dhe se Kadare po bëhej mospërfillës ndaj kësaj organizate.
Më poshtë janë disa nga letrat.
***
Shoku Ramiz,
Kohët e fundit ka lindur një problem, që tani për tani ndofta nuk përbën ndonjë shqetësim të dukshëm. Megjithatë, meriton vëmendje. Çështja qëndron kështu: Na vjen një njoftim nga Ambasada jonë në Paris nëpërmjet Komitetit për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme, se I. Kadareja është ftuar nga Eskarpiti, shkrimtar dhe miku ynë, për një aktivitet që do të organizohet në Bordo e për punë të tjera.
Që shkon në Francë është një gjë shumë e mirë dhe ne duhet t’i inkurajojmë këto lidhje dhe aktivitete, por mendoj se:
E para, nuk veprohet drejt kur nuk njoftohet Lidhja, sikur kjo të jetë një organizatë e papërfillshme as nga ata që e dërgojnë, as nga ai vetë.
Atëherë, e gjithë kjo organizatë paskësh për detyrë vetëm t’i sigurojë I. Kadaresë veturë për aeroport.
E dyta, duke mos na njoftuar për misionin që shkon, neve na privohet e drejta të bisedojmë me I. Kadarenë për ato botime të tjera që francezët i kërkojnë në rrugë zyrtare: një antologji për poezinë, një përmbledhje tregimesh, ndonjë roman etj.
E treta, çdo njeri në vendin tonë ka një qendër pune të tij dhe bën një veprimtari të organizuar dhe shokët e tij, institucioni apo ndërmarrja duhet ta dinë. Dhe kjo ka të bëjë me mirësjelljen, etikën dhe respektin e vendit zyrtar.
E katërta, ju e dini natyrën e ftohtë të I. Kadaresë. Duke e ditur edhe vetë se për shkuarjen e tij në Francë e gjetiu askush nuk pyetet zyrtarisht në Lidhje, fillon të manifestojë një mospërfillje e të mbajë distancë ndaj kësaj organizate.
Atëherë, largohet nga njerëzit, asnjeri mund të mos pyesë, duke e konsideruar veten të paprekshëm nga kritika Kjo, pastaj, ka pasoja për gjithë unitetin e Lidhjes, pasi ai, me talentin tij, influencon në çdo punë të saj. Unë nuk dua që të fillojnë përsëri thashethemet se gjoja askush nuk pyet Lidhjen kur është fjala për ndonjë apo disa…
Ju e dini se sa kemi vuajtur nga këto përpara Plenumit IV të KQ të Partisë! Prandaj, shoku Ramiz, mendoj se duhet të porositen instancat që i nisin jashtë shtetit I. Kadarenë apo ndonjë tjetër, që zyrtarisht të njoftohet Lidhja dhe t’ia bëjë të njohur të interesuarit, duke kryer veprimet e nevojshme si për çdo anëtar të saj.
Këtë nuk e them i nisur nga ndonjë fyerje, por e theksoj për hir të rregullave të vendosura nga partia, për hir të ruajtjes së unitetit të forcave krijuese, që të mos u lihet rrugë thashethemeve.
Edhe një herë e theksoj, se shkuarja e tij në Francë këtë herë dhe herë të tjera, kur të jetë nevoja, është shumë e frytshme për nderin e kulturës sonë. Por, si çdo rast tjetër, qoftë edhe formalisht, të kalojë nëpërmjet Lidhjes, anëtar i së cilës është.
Me respekt Dritëro Agolli
Tiranë, më 17.3.1979
/Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Legjenda e El Dorados

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës