Në mënyrë joqeveritare, në qytetin e Prizrenit, rrugës për në Kalanë e këtij qyteti duket një dyqan “katërqosheli”, nga jashtë ka një fasadë të bardhë ku përbrenda saj ruhet diçka që ndër vite nuk ka ekzistuar përreth shteteve ballkanike. Shoqata Numizmtike Shqiptare Demastion, sipas drejtuesit të saj Kujtim Gërmizaj, i takon fushës së kulturës, e ka për bazë mbrojtjen, studimin dhe prezantimin e materialit lëvizës – thesarit të monedhave dhe vlerave të tjera kulturore.
Gërmizaj thotë se Demastion, përveç se posedon monedhat e vjetra të kohërave të ndryshme, në të gjenden edhe gjësende zbukuruese, relikte të ndryshme si lloj artizanale, materiale që në shekuj kanë ruajtur shkëlqimin e vet si një vlerë e mirëfilltë kulturore, objekte të natyrave të ndryshme të enëve nga qeramika, bakri e argjendi, materiale etnografike si dhe veshmbathje të vjetra të punuara në formë manuale të artizanatit popullor.
Ndërsa në njërën prej mureve të kësaj shoqate, të "varura" rrinë disa piktura, që sipas Gërmizajt, ishin të piktorëve shqiptarë dhe të piktorëve botërorë, si dhe fotografi të vjetra me motive të qytetit të Prizrenit, piktura me motive të patriotëve të shquar shqiptarë e të tjera.
"Qëllimi i mbledhjes së monedhave dhe sendeve tjera antike ka karakter prezantues për begatinë kulturore të shqiptarëve të krijuar gjatë shekujve dhe epokave historike të kulturës dhe degëve të artit", citon Zëri fjalët e Gërmizajt, i cili ka shtuar më tej se fokusimi i shoqatës që ai drejton ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve kulturore, ngritjen e kuadrove të reja, ngritjen e vetëdijes, ndikimin tek popullata dhe angazhimin më të madh të tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. "Veprimtaria themelore për mbrojtjen e begatisë së përgjithshme kulturore, me të cilat Kosova, Prizreni dhe regjioni është i pasur, në të vërtetë është brengë e përhershme jo vetëm e shoqatës, por e të gjithë neve", ka shtuar ai.
Ruajtja e monedhave më të vjetra që gjenden në koleksionin e shoqatës janë monedha prej kohërave antike. Shoqata Numizmtike Shqiptare Demastion, ruan dy monedha me mbishkrimin Dardanici (Dardania) të shekullit II, ku në njërën faqe shihet koka e Perandorit Trajan, ndërsa në shpinë të monedhës gjendet mbishkrimi "Dardanici". Disa variante monedhash të Mbretit Pirro, më shumë monedha të Perandorit Justinian, si dhe shumë monedha të vjetra ilire. Gërmizaj thotë se monedhat ilire "Drahma Ilire", që u farkuan në qytetin e Durrësit-Dyrrachium, të ardhura nga mbreti Monun gjatë viteve 300-280 para erës sonë, që njëherësh ishte edhe i pari mbret ilir që preu monedhat prej argjendi.
"Përveç monedhave të vjetra ilire shoqata koleksionon edhe monedha të vjetra romake, monedha të vjetra greke, monedha të vjetra bizantine, monedha dhe kartëmonedha moderne të kohërave të ndryshme" ka shtuar më tej ai. Veprimtaria e kësaj shoqate ka karakter të gjerë shoqërorë të dobishëm për të gjithë shoqërinë, prandaj shoqata numizmatike, sipas udhëheqësit të saj, nuk mund të paramendohet pa bashkëpunim me institucionet tjera që i takojnë kësaj dege. "Në përgjithësi shoqata nëpërmjet eksponateve të vjetra antike, relikteve të kulturës materiale, monedha të vjetra Ilire prezanton historinë e lashtë të Kosovës, historinë e lashtë të qytetit të Prizrenit dhe të regjionit në tërësi. Ne bashkëpunojmë dhe kemi marrëdhënie me institucione që merren me hulumtime shkencore, bashkëpunojmë me numizmatë brenda dhe jashtë Kosovës, me persona individualë si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare", thotë Gërmizaj.
Demastion është shoqatë e regjistruar që nga muaji prill i vitit 2000 dhe ka vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!

Shqiptarët përballë fantashkencës së historiografisë serbe

Ndërtimi i identitetit kombëtar nëpërmjet etno-simboleve dhe roli i medieve të reja në shpërndarjen e tyre

Arbëreshët në studime të pabotuara

Mbrojtje për kullat e Junikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn