LAJMI I FUNDIT:

Lëkundet çmimi i naftës

Lëkundet çmimi i naftës

Nafta ra më shumë se 1 dollarë në sesionin e sotëm duke dorëzuar të gjithë territorin që fitoi një sesion më parë, pasi rritja e vlerës së dollarit ka lënë në hije rënien surprizë të stokut të benzinës në shtetet e bashkuara për javën e kaluar.

Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin ra 83 cent në 113.40 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për gushtin ra 1.13 dollarë në 94.29 dollarë për fuçi.

Tregjet mbarë globale u zhvlerësuan pas raportit të mbledhjes së rezervës federale ku u konfirmua dobësia e ekonomisë së parë të botës.

Ndërkohë konferenca për shtyp e Bernanke konfirmoi se nuk do të ketë një program tjetër të stimulit ekonomik dhe ky vendim ka rritur ndjeshëm dollarin në tregjet monetare. Indeksi që mat vlerën e dollarit kundrejt shportës me 6 monedhat kryesore të tregtisë është rritur me 0.4 për qind. /Telegrafi/