LAJMI I FUNDIT:

Kushtet e vështira të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, po shkaktojnë migrim të gjerë në Pakistan

Kushtet e vështira të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, po shkaktojnë migrim të gjerë në Pakistan

Ndryshimet ekstreme të motit, tkurrja e bujqësisë, erozioni i detit dhe thatësia enorme në disa pjesë, si dhe kushtet e vështira të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, shkaktuan migrim të gjerë brenda Pakistanit në dekadën e kaluar.

Më shumë se dy milionë njerëz u shpërngulën nga përmbytjet, që përmbytën një të pestën e vendit në 2010, duke shkaktuar shpërngulje masive në qytete nga pjesët rurale, transmeton Telegrafi.

Rreth 70 për qind e tyre nuk u kthyen më në vendlindje dhe u vendosën përgjithmonë në qytete të mëdha, për të siguruar jetesën për shkak të shkatërrimit të shtëpive të tyre dhe tokave bujqësore, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Ndryshimeve Klimatike, Muhanmad Saleem.

Sipas tij, në dhjetë vitet e fundit, ka pasur shumë migrime sezonale, që nënkupton se ikjet bëheshin nga thatësia verore dhe moti i nxehtë, apo prej përmbytjeve pasi të fillojnë shirat.

Rreth 700 mijë njerëz kanë migruar në qytete të mëdha nga pjesët rurale për çdo vit, në bazë afatgjatë dhe të përhershme, tha ai, duke cituar sondazhet ndërkombëtare.

Pakistani është vendosur në kohën e fundit, në vendin e pestë në listën e vendeve të prekshme nga ndryshimet klimatike, nga Indeksi Global i Riskut të Klimës për vitin 2020.

Të dhënat e këtyre gjetjeve, tregojnë se që nga viti 1999 deri më 2018, në Pakistan vdiqën 9,989 persona, si pasojë e motit, që shkaktoi dëme në ekonomi në mbi tre miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori