LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së premtojnë zero tolerancë ndaj kurdisjeve të ndeshjeve

Krerët e FFK-së premtojnë zero tolerancë ndaj kurdisjeve të ndeshjeve

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje të premten dhe ka diskutuar edhe për ndeshjen Ulpiana 1926 – Vllaznia, për të cilin komisioni i garave i FFK-së ka konstatuar se ishte e kurdisur.

Kjo ndeshje do të regjistrohet si e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të numërohen.

Vllaznia e Pozharanit kishte fituar me rikthim në rezultat nga 2-1 në 3-4 përballjen ndaj Ulpianës.


Këto janë shtatë golat e shënuar në ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, që u konsiderua si e kurdisur nga FFK
Lexo po ashtu Këto janë shtatë golat e shënuar në ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, që u konsiderua si e kurdisur nga FFK

“Komiteti Ekzekutiv sqaron opinionin se komisionet dhe organet përkatëse do të vendosin konform fakteve dhe rregulloreve të FFK-së dhe ligjit të aplikueshëm. KE siguron të gjithë se FFK-ja është e përkushtuar që ta mbrojë integritetin e garave dhe rregullsinë e tyre në të gjitha nivelet garuese”.

“Prandaj, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e xhiros së fundit dhe inicimet nga Komisioni i Garave, KE i FFK-së i jep mbështetje të plotë komisioneve të veta, atij të Garave dhe atij Disiplinor, si dhe institucioneve ligjzbatuese që t’i analizojnë në detaje çdo fakt dhe pretendim dhe të marrin vendime të drejta konform rregulloreve dhe ligjit të aplikueshëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

"Marrja e 9 pikëve deri te largimi nga rangu i garave" - çfarë thotë Rregullorja Disiplinore e FFK-së ata që kurdisin ndeshje
Lexo po ashtu "Marrja e 9 pikëve deri te largimi nga rangu i garave" - çfarë thotë Rregullorja Disiplinore e FFK-së ata që kurdisin ndeshje

Komiteti Ekzekutiv, sipas njoftimit, do të mbrojë edhe klubet, por vetëm kur janë në rregull.

“KE i FFK-së zotohet se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesit të futbollit, për çka edhe është i thirrur. Kur themi interesin e futbollit, gjithsesi edhe interesin e klubeve, por vetëm atëherë kur gjithçka shkon në rregull e konform rregullave të lojës, në të kundërt do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimi apo dukurie negative”, përfundon komunikata e FFK-së.

Ndeshja e kurdisur Ulpiana-Vllaznia po hetohet nga prokuroria
Lexo po ashtu Ndeshja e kurdisur Ulpiana-Vllaznia po hetohet nga prokuroria

Të dy klubet e apostrofuara janë në procedurë disipinore dhe pritet të dënohen për kurdisjen e ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori