LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Mbështesim marshin për drejtësi të ftuar nga “Liria ka emër”, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë

Krasniqi: Mbështesim marshin për drejtësi të ftuar nga “Liria ka emër”, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Ky marsh i organizuar më 2 prill nga ora 14:00 në Prishrltinë nga platforma “Liria ka emër”, bëhet në solidarizim me krerët e UÇK-së një ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Hagë.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, "Liria ka emër" më 2 prill organizon marsh në Prishtinë
Lexo po ashtu Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, "Liria ka emër" më 2 prill organizon marsh në Prishtinë

Krasniqi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi solidarizues, për të shprehur hapur mbështetjen dhe bindjen e palëkundur mbi pastërtinë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare.


“Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi përpjekjen shekullore të popullit tonë dhe sakrificës sublime të dëshmorëve dhe pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo e vërtetë historike është e vërteta e Kosovës. Janë nderi dhe krenaria jonë kombëtare. Sot, është obligim dhe detyrë e jona, qytetare e patriotike, që këtë të vërtetë ta mbrojmë nga çdo tendencë për tjetërsim”, ka shkruar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori