LAJMI I FUNDIT:

Koshi fiton Kosova Ladies Open

Koshi fiton Kosova Ladies Open

Uma Koshi është fituese e turneut të tenisit Kosova Ladies Open 2010, pasi mposhti në finale Agona Shportën me rezultat 2-0 në sete.

Koshi pati një punë të lehtë në këtë finale, pasi që në të dy setet u tregua dominuese përballë kundërshtares së saj Agona Shporta, të cilën e deklasoi me rezultat 6-1 dhe 6-2.

Sipas organizatorit, turneu ishte shumë i mirë, si për nga organizimi ashtu dhe nga cilësia. /Telegrafi/