LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Vushtrrisë merr vendim të ri sa i përket masave parandaluese për COVID-19

Komuna e Vushtrrisë merr vendim të ri sa i përket masave parandaluese për COVID-19

Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e coronavirusit, Komuna e Vushtrrisë ka marrë edhe disa vendime tjera.

Bazuar në këtë Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që nëpunësit civil në administratën e komunës që me rastin e ofrimit të shërbimeve komunale ndaj palëve të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe dorëza.


Pikë tjetër e këtij vendimi është se Inspektorati i komunës do ti mbyllë dhe shqiptoj gjoba konform legjislacionit në fuqi, të gjitha bizneseve në të cilat gjen se punëtorët e tyre janë të pa mbrojtur me pajisje personale(maska dhe dorëza).

Vendimi i plotë:

1. Obligohen nëpunësit civil në administratën e komunës që me rastin e ofrimit të shërbimeve komunale ndaj palëve të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe dorëza.

2. Obligohen bizneset e komunës që t’i pajisin punëtorët e tyre me maska dhe dorëza. Inspektorati i komunës do ti mbyllë dhe shqiptoj gjoba konform legjislacionit në fuqi, të gjitha bizneseve në të cilat gjen se punëtorët e tyre janë të pa mbrojtur me pajisje personale(maska dhe dorëza).

3. Obligohen marketet në komunën e Vushtrrisë që të bëjnë dezinfektimin e karrocave të të gjitha llojeve pas çdo përdorimi (të caktoj punëtorin që do të merret me këtë punë).

4. Asnjë biznes nuk do të i ofroj shërbim (shitje të mallit) asnjë konsumatori i cili hyn në lokalin e biznesit pa maskë dhe dorëza. Në raste të tilla Inspektorati i komunës do të mbyllë dhe shqiptoj gjoba konform legjislacionit në fuqi çdo biznesi në të cilin gjenden konsumatorë që janë të pa mbrojtur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dorëza). Po ashtu gjoba do të iu shqiptohen konform rregullativës ligjore edhe konsumatorëve që hyjnë pa mjete mbrojtëse personale (maska dhe dorëza).

5. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të rrinë në shtëpi, ta ruajnë distancën kudo, ndërsa kur do të kenë nevojë për të dalë jashtë shtëpisë, të bartin maska dhe dorëza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori