LAJMI I FUNDIT:

Khedira te Reali? Vështirë!

Khedira te Reali? Vështirë!

Kalimi i Sami Khediras te Reali është vështirësuar tej mase, pasi që AS njofton se këto vështirësi për Realin vijnë për shkak të kërkesave të lojtarit për një pagë 7 milionë euro në sezon dhe për shkak të interesimit të Bayernit.

Sipas AS, agjenti i Khediras, Jorg Neubauer, ka pasur një parakontratë me Bayernin, e cila e detyronte klubin bavarez ta transferonte Khediran dhe t’ia ofronte atij një kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa tani këtë agjenti i Khediras dëshiron ta përdorë për ta nxitur Realin të veprojë.

Ende nuk dihet nëse Jose Mourinho do të kërkojë nga Florentino Perez që të intervenojë në këtë rast, duke marrë parasysh mesfushorët e shumtë që ka Real Madridi. /Telegrafi/