LAJMI I FUNDIT:

Këto janë rreziqet e ‘fshehta’ të sheqerit që nuk i keni ditur

Këto janë rreziqet e ‘fshehta’ të sheqerit që nuk i keni ditur

Të gjithë ne e dimë se sheqeri na i dëmton dhëmbët dhe na bën të shtojmë në peshë.

Sidoqoftë, ka edhe rreziqe tjera të ‘fshehta’ të sheqerit, e që mund të na dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Një mjet i ri online, i krijuar nga ‘Beneden’, tregon saktësisht se si ndikon sheqeri në trupin tonë, transmeton Telegrafi.


Sheqeri, jo vetëm që ndikon keq te veshkat, mëlçia etj., por e dobëson edhe sistemin imunitar. Sasi të mëdha të sheqerit e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit ‘të mirë’ në trup dhe e rrisin nivelin e yndyrave të dëmshme në gjak. Kjo kontribuon që të trashen muret e artereve dhe kësisoj rritet rreziku i sulmeve në zemër dhe sëmundjeve tjera të zemrës.

Një studim nga Universiteti i Kolumbisë ka zbuluar se fëmijët që marrin 100 gramë sheqer, sasi e cila gjendet në dy pije freskuese, shkakton që qelizat e bardha të gjakut, e që janë shkaktarët kryesorë për vrasjen e patogjeneve të dëmshme në trupin tonë, të jenë 40 për qind më pak efektive.

Kjo do të thotë që nëse konsumoni një litër të pijeve freskuese, mbrojtësit e trupit tuaj do të jenë shumë më të dobët për pesë orë.

Sheqeri ka efekte të panumërta në trurin tonë. Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të keqësojë depresionin, e gjithashtu për shkak të konsumimit të tepërt që i rrit nivelet e glukozës në gjak, sheqeri mund të shkaktojë edhe çmendurinë. Ndërsa diabeti mund të shkaktojë humbje të kujtesës.

Sidoqoftë, falë mjetit të ri të lartcekur, ju tani mund t’i shihni të gjitha efektet e sheqerit në trupin tuaj edhe përmes fotografive, vetëm duke klikuar këtu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori