LAJMI I FUNDIT:

Kërkojnë kontrata kolektive në PTK

Kërkojnë kontrata kolektive në PTK

Sindikalistët e PTK-së kanë kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) Nenad Rashiq mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, pas privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës (PTK).

Sindikalistët e PTK-së, kanë kërkuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)Nenad Rashiq që të shfrytëzoj autoritetin e tij dhe të ndikoj në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në PTK dhe atë që për të gjithë të punësuarit në këtë sektor të filloj lëshuara dhe nënshkrimi i kontratave të reja të punës, që del si obligim i çdo punëdhënësi konform Ligjit të Punës, që të nënshkruhet Kontrata Kolektive në PTK para se PTK të privatizohet dhe që dy përfaqësues të këtyre sindikatave të jenë pjesë e Komisionit për Privatizimin e PTK.

Ministri Rashiq tha se ministria të ciline drejton, sikur edhe deri më tani, do të bëjë ç’është e mundur në mbrojtjen e interesit të të punësuarve dhe të gjithë qytetarëve duke u nisur gjithnjë nga legjislacioni ekzistues, që rregullon çështje të caktuara të punës, punësimit, mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve e çështje tjera që janë përgjegjësi e MPMS.

Për përfaqësimin e sindikalistëve të PTK-së, si vëzhgues në Komisionin për Privatizimin e PTK, ministri Rashiq tha se menjëherë do ta paraqesë si kërkesë akute, kurse sa i përket Kontratës Kolektive në PTK dhe kontratave të reja të punës, sindikalistët, sipas ministrit, do të informohen sa më shpejtë që do të jetë e mundur. /Telegrafi/