LAJMI I FUNDIT:

Karembeu: Benzema do të shkëlqejë nën drejtimin e Mourinhos

Karembeu: Benzema do të shkëlqejë nën drejtimin e Mourinhos

Heroi i Real Madridit, Christian Karembeu, mendon se sulmuesi francez Karim Benzema do të ketë sukses nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Pavarësisht spekulimeve se Benzema do të shitet te Manchester United, Karembeu ka përkrahur bashkëvendësin e tij të tregojë vlerat në Real Madrid gjatë sezonit të ri.

“Karim do të ketë një shans të ri me Mourinho, një trajner i cili e njeh futbollin francez dhe do të nxjerrë më të mirën nga ai”.

“Është e qartë se ai do të jetë shumë garues me Gonzalo Higuain, i cili është një shënues i shkëlqyeshëm, por ai do të ketë kohën dhe unë mendoj se do të ketë sukses. Benzema ka talent dhe mund të ofrojë më shumë se që ka ofruar”, ka thënë Karembeu. /Telegrafi/