LAJMI I FUNDIT:

“Kapalıçarşı”: Njihuni me Pazarin e Madh në Stamboll që pritet të rihapet më 1 qershor – pas mbylljes më të gjatë në historinë 550 vjeçare të tij

“Kapalıçarşı”: Njihuni me Pazarin e Madh në Stamboll që pritet të rihapet më 1 qershor – pas mbylljes më të gjatë në historinë 550 vjeçare të tij

Një heshtje e egër ka rënë mbi Pazarin e Madh të Stambollit, një nga tregjet më të vjetra, më të mëdha dhe më të vizituara në botë, ku një përzierje e gjuhëve, kulturave dhe tregtisë ka gumëzhitur me shekuj.

Por tani, siç raportojnë mediat turke, përcjell Telegrafi, aty ka shenja jete ndërsa punëtorët e bashkisë bredhin rrugicave të tij të shkreta, duke spërkatur dyshemetë, kolonat dhe muret përpara dyerve që priten të rihapen të hënën për herë të parë në dy muaj.


Pazari – shtëpia e pothuajse 3,000 dyqaneve që punësojnë më shumë se 30,000 njerëz – u mbyll në 23 mars, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e coronavirusit të ri, i cili ka vrarë mbi 4.300 njerëz në Turqi.

Zyrtarët thonë se ajo ka qenë mbyllja më e gjatë në historinë e pazarit më shumë se 550-vjeçar, përveç mbylljeve të detyruara pas zjarreve dhe tërmeteve.

Tregu vizitohet zakonisht nga 150,000 njerëz çdo ditë – dhe nga 42 milionë vizitorë vetëm vitin e kaluar – ndërsa tregtarët bëjnë thirrje në dhjetëra gjuhë për të joshur turistët në dyqanet e tyre.

Tani të gjitha dyqanet janë mbyllur, me përjashtim të rreth 20 zyrave të shkëmbimeve dhe dyqaneve të argjendarisë të cilat kanë mbetur të hapura për arsye ekonomike, me vetëm klientë të veçantë.

Siç thuhet më tej, pazari është dezinfektuar çdo të mërkurë gjatë mbylljes, ndërsa portierët kanë pastruar çdo mëngjes.

“Me vullnetin e Zotit ne do të rihapim tregun tonë në një mënyrë të shëndetshme më 1 qershor”, ka thënë Fatih Kurtulmush, kryetari i bordit të Pazarit të Madh për AFP.

“Kam besim se vendi ynë do të fillojë të pranojë turistë nga mesi i qershorit duke i kushtuar vëmendje rregullave të higjienës”, ka thënë ai brenda tregut historik, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Kurtulmush shtoi se nuk pritet shumë aktivitet në javët e para.

“Unë besoj se turistët do të fluturojnë për në Stamboll deri në fund të qershorit, sepse ata nuk mund të bëjnë pa: Pazarin e Madh, xhaminë Aja Sofia dhe Xhaminë Blu”.

Pazari ndodhet në gadishullin historik të Stambollit, shtëpia e Xhamisë së Sultanahmetit, e quajtur gjithashtu Xhamia Blu, dhe muzeut antik Aja Sofija të kthyer nga xhamia.

‘Zemra e ekonomisë’

Sipas Daily Sabah, Pazari i Madh u ndërtua në vitin 1455, dy vjet pasi osmanët morën Stambollin – i njohur atëherë si Kostandinopojë – nga Bizantinët.

Tregu lulëzoi, duke u zgjeruar me shpejtësi me Perandorinë Osmane në rritje, dhe deri në shekullin e 17-të ajo kishte marrë formën e saj të tanishme, duke i dhënë pazarit emrin e tij turk: Kapalıçarşı (treg i mbuluar).

“Pazari ynë i Madh – zemra e ekonomisë, kulturës, historisë dhe turizmit – asnjëherë nuk është mbyllur përveç katastrofave natyrore”, ka bërë të ditur Kurtulmush, përcjell Telegrafi.

“Ne duhej të bënim një pauzë për shkak të COVID-19 që ka tronditur botën sepse ne duhej të jepnim përparësi për sigurinë dhe shëndetin para ekonomisë”, ka thënë ai.

Pasi Turqia njoftoi rastin e parë të konfirmuar në mes të marsit, skanimet shëndetësore u kryen për tregtarët e tregut.

Shtatë u konfirmuan se kishin coronavirus, tha Kurtulmuş, duke shtuar se ata mund të ishin infektuar nga shumë turistë të huaj.

‘Si do ta paguajmë qiranë?’

Pazari do të rihapet me rregulla të rrepta të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat përfshijnë përdorimin e detyrueshëm të maskave të fytyrës dhe një kufi në numrin e klientëve të lejuar brenda.

Tregtarët shqetësohen pasi pazari nuk ka të ngjarë të shohë shumë turistë për ca kohë, megjithëse Turqia gradualisht po lehtëson kufizimet e saj, përfshirë hapjen e qendrave tregtare.

“Turizmi është shtylla kurrizore e ekonomisë së Pazarit të Madh. Ne do të shohim kur do të vijnë turistët”, tha Ayhan Oğuz, një argjendar në rrugicën kryesore të pazarit.

“2020 duket se është një vit i humbjeve ekonomike për ne. Nëse biznesi kthehet në normalitet, hapet turizmi dhe fluturimet rifillojnë deri në shtator, unë besoj se edhe ne do të kthehemi në normalitet”, thotë me shpresë ai.

Ndërkohë Namık, një argjendar tjetër, kishte një vështrim të zymtë: “Ne jemi në rënie. Si do ta paguajmë qiranë?”. “Dyqani do të hapet, por nuk ka klientë…”, ka shtuar ai.

Por Kurtulmush ka besim.

“Kam besimin se Pazari i Madh do të marrë veten dhe do të kompensojë humbjen ekonomike deri në fund të vitit”, vlerëson ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori