LAJMI I FUNDIT:

Kalorësi i tregoi publikut më shumë se ç’duhet (Video)

Kalorësi i tregoi publikut më shumë se ç’duhet (Video)

Derisa një kalorës me kalin e tij ishte vetëm pak metra para cakut, ndodhi edhe një shfaqje tjetër, por jo shumë e këndshme për të.

Blake Shinn, i cili po merrte pjesë në garën e kuajve që zhvillohej në Hyland të Australisë, përjetoi një moment të turpshëm, kur llastiku mbajtës i pantallonave iu këput, transmeton Telegrafi.

“E ndjeja që diçka nuk shkonte, po duhej të vazhdohej gara” ka thënë Shinn, i cili shfaqi të pasmet para publikut në tribunat e hipodromit dhe mijëra të tjerëve që po përcillnin garën në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.


Pavarësisht kësaj ai zuri vendin e dytë, andaj nga garuesit ishte vetëm një kalorës që nuk i pa të pasmet e tij. /Telegrafi/