LAJMI I FUNDIT:

Kadare merr Çmimin “Jerusalemi” për vitin 2015

Kadare merr Çmimin “Jerusalemi” për vitin 2015

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jerusalemi” për 2015-n, i cili në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jerusalem, muajin tjetër, do t’i dorëzohet nga Kryetari i komunës, Nir Barkat.

Sipas gazetës “Haaretz”, Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në shkrimet e tij.

Arsyetimi i vendimit të jurisë së Jerusalemit:


"Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji… Edhe pse në formën e të shkruarit personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale", thuhet në vendimin jurisë.