LAJMI I FUNDIT:

Juve i jep kohë Tiagos

Juve i jep kohë Tiagos

Tiago nuk është kthyer në fushën stërvitore të Juventusit të enjten, pasi që Zonja e Vjetër i ka dhënë kohë shtesë që të negociojë marrëveshjen me Atletico Madridin.

Sipas mundodeportivo, mesfushori portugez shpreson të arrijë nj marrëveshje për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll. Mirëpo nëse agjenti i tij Jorge Mendes nuk arrin të zgjidhë çështjen e pagës së lojtarit, Tiago do të kthehet të hënën në Torino.

Portugezi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2012, por e ka bërë të qartë se dëshiron të nënshkruajë me Atleticon. Sidoqoftë, pritet që në ditët në vijim të qartësohet situata e tij. /Telegrafi/