Ndonëse zyrtarë të dy partive politike, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës theksojnë se duan një marrëveshje të balancuar dhe që respekton vullnetin e qytetarëve, ato ende nuk kanë arritur t’i tejkalojnë ndasitë dhe të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Ndonëse shprehimisht kërkojnë të njëjtat gjëra, nënshkrimi i marrëveshjes duket të jetë e vështirë për të dy partitë, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 13 ditë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
LDK një ditë më parë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ndërsa lideri i kësaj partie, Isa Mustafa tha se LDK mbetet e përkushtuar për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila është e balancuar dhe respekton vullnetin e qytetarëve
Mustafa u shpreh se do të bëjnë marrëveshje, vetëm nëse respektohet vullneti i qytetarëve, të cilët votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar.
“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar që është një propozim shumë i balancuar, dhe mendoj që Vetëvendosja duhet ta trajtojë në mënyrë të veçantë. Dhe mbesim të hapur që të ulemi e të bisedojmë, por që ajo ulje dhe bisedë të ketë një përfundim sa më të shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave, në mënyrë që të përfundojmë një marrëveshje, ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet. Prandaj mbesim në këto pozita, po gjithsesi me vullnetin që të përfundojmë një marrëveshje në dobi të qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim me zotëri Kurtin, vazhdimisht kemi qenë në komunikim, kështu që qëllimi jonë është që kur të ulemi të bëjmë marrëveshje të vijmë në një përfundim që marrëveshjen ta përfundojnë, ose të vijmë në një përfundim që rezultatet do të jenë të dukshme”, u shpreh Mustafa.
Përmes kësaj deklarate, LDK-ja ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që sa më shpejt të veprojë për të arritur marrëveshjen me LDK-në.
Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka reaguar edhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila e ka vlerësuar takimin si hap para në arritjen e marrëveshjes.
“Numërimi prapa i ditëve për votimin e Qeverisë ka filluar… E vlerësoj takimin e Kryesisë së LDK-së dhe e shoh si hap përpara në arritjen e marrëveshjes. Pajtohem plotësisht me deklaratën e zt. Mustafa ‘Të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre…’”.
“Në linjë të njëjtë është edhe LV! andaj dhe në propozimet tona kemi ofruar që të ndajmë në mënyrë të barabartë marrjen e përgjegjësive në qeverisje, ose madje më shumë se balancim të qeverisjes duke i besuar LDK-së udhëheqjen e 6 ministrive përderisa ne do të qeverisim me 5 ministri. Sa i përket ndarjes së pushteteve, këtë e përcakton Kushtetuta në nenin 4 dhe LV! është e prirur dhe zotohet për respektimin e saj të plotë Sipas Kushtetutës, tashmë kemi pushtetin legjislativ të dalur nga votimi i drejtpërdrejtë dhe Kryetarin e Kuvendit që është votuar nga 75 deputet. Duhet të punojmë që brenda afatit kushtetues të votojmë Qeverinë dhe të ndajmë përgjegjësitë ekzekutive”, tha ajo.
Nagavci tha se duhet të zotohen për angazhimin e përbashkët në zgjedhjen e Presidentit konform Kushtetutës.
“Duhet të mobilizohemi për profesionalizëm të plotë e krijim të kushteve për ç’kapjen e pushtetit gjyqësor dhe të institucioneve që mbrojnë rendin kushtetues, integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike. Besoj se një marrëveshje e tillë plotëson pritshmëritë dhe respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Pasi kemi një shprehje deklarative të vullnetit të përfaqësuesve të LDK-së , pres që kjo të realizohet edhe praktikisht. Shumë mirë që kjo marrëveshje të arrihet deri në fund të javës. Unë po e shoh si vullnet e gatishmëri, uroj të mos jetë kushtëzim apo ultimatum (si po e interpretojnë disa media). Dhe kur ky vullnet ekziston s’ka asnjë kusht parimor që mund të pengojë”, tha ajo.
Por, ndonëse në teori të dy partitë po kërkojnë marrëveshje të balancuar dhe që respekton vullnetin e qytetarëve, LVV dhe LDK nuk po arrijnë ujdi për ndarjen e posteve edhe afro dy muaj pas certifikimit të zgjedhjeve.
Tashmë pas dekretimit nga ana e presidentit të mandatarit për kryeministër, kanë mbetur edhe 13 ditë kohë për formimin e qeverisë.
Sipas Kushtetutës, kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit dhe Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Por në rast se përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.
Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Ndërkaq, nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!