Në rrugët e veriut të Kosovës, prania e policëve është e dukshme.

117 policë të rinj i janë shtuar këtij institucioni. Gjithsej në Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq operojnë 451 policë të uniformuar.


Ata po bëhen gati për t’u pozicionuar në pikat e tyre.

Esra Çorollar, policja nga komuniteti turk e cila punon në ekipen patrulluese në Mitrovicë të Veriut iu ka bashkuar Policisë së Kosovës në shkurt të këtij viti.

Policja e gjeneratës së fundit thotë se me krenari dhe vullnet vesh uniformën për t’i shërbyer Policisë së Kosovës.

“Edhe pse jemi të komuniteteve të ndryshme, marrëveshjen dhe bashkëpunimin e kemi shumë të lartë dhe shumë të mirë dhe kjo më bën me u ndje shumë mirë sepse më bën të adoptohem më shpejt në punën që e kam. Edhe me mbikqyrës dhe me eprorë të tjerë kemi bashkëpunim dhe na ka pritë shumë mirë”- tha Çorollar.

Se ka dashur gjithmonë të punojë si police e thotë pjesëtarrja e komunitetit serb, Natalija Raçiqeviq.

Foto: Kallxo.com

Ajo bashkë me kolegët e saj thotë se e ka një vizion të përbashkët “të jemi më të mirët”.

“Po, patjetër dhe kisha pasë dëshirë t’i inkurajoj se puna e policisë nuk është një punë e thjesht dhe se është një ndjesi e veçantë. Stafi është shumë mikpritës dhe kemi shumë komunikim të mirë”- tha Raçiqeviq.

Ndërsa mesazhi i pjesëtarit të Policisë së Kosovës Florent Shabani, është të punojnë me nder me krenari në drejtim të një pune të suksesshme.

“Asnjë ndjenjë nuk është më e mirë se sa me i shërby Policisë së Kosovës përmes uniformës së Kosovës”- tha ndër të tjera Shabani.

Kemi pasë 340, tash i kemi plus 120. Pra, rreth 460 policë operojnë në veri tash. Reth 150 janë serbë. 79 janë tash (serbë) që kanë ardhur dhe 68 i kam pasë më herët”– kishte thënë Elshani.

Ai theksonte se policët e rinj janë duke zhvilluar trajnim në këtë pjesë të vendit.

Kujtojmë që policët nga komuniteti serb në veri të vendit dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës, më 05.11.2022./Kallxo.com