LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë shkruan ”The Economist” për Maqedoninë

Ja çfarë shkruan ”The Economist” për Maqedoninë

Materialet e përgjuara sugjerojnë që politikanë të lartë e kanë shkelur ligjin, por presidenti ka urdhëruar ndalimin e hetimit, shkruan e përditshmja londineze “The economist”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I vogël, i varfër dhe tani me gjasë edhe shpërthyes. Për gati se një javë, dhjetëra mijëra protestues kanë marshuar në Maqedonia, të zemëruar nga vendimi i presidentit për suspendimin e hetimit kriminal i cili i qëllonte disa nga politikanët kryesor të vendit. Përkrahësit e VMRO, partisë e cila e ka udhëhequr qeverinë që nga viti 2006, besojnë se opozita përgatitet për siç ata e quajnë një skenar “Ukrainas” për ta marrë pushtetin me forcë. Opozita e dominuar nga Partia social demokrate, e akuzon VMRO për autoritarizëm. Në ndërkohë emigrantët e ngecur në Greqi pas mbylljes së kufirit të Maqedonisë në mars, i janë turrur drejt gardhit kufitar, për tu zmbrapsur nga gazi lotsjellës.


Maqedonia ka gëzuar një profil më të lartë ndërkombëtar që nga viti i kaluar, kur qindra mijëra emigrantë filluan të grumbullohen nëpër Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt Gjermanisë dhe Suedisë. Bashkimi Evropian e sheh atë si një partner jetik në frenimin e rrjedhës së emigrantëve. Por në të njëjtën kohë vendi është hedhur nga kriza në krizë. Kriza aktuale është më e keqja deri më tani.

Problemi ka filluar në shkurt të vitit 2015, kur Socialdemokratët filluan ti emetojnë xhirimet e përgjimeve të grumbulluara nga shërbimet sekrete të vendit (që atëherë udhëhiqeshin nga një kushëri i Nikola Gruevski, kryeministri i atëhershëm). Me sa duket shërbimet sekrete kanë përgjuar në vazhdimësi rreth 20,000 njerëz, dhe xhirimet sugjerojnë që z. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë të përfshirë në mashtrime zgjedhore, korrupsion dhe fshehje të detajeve rreth dy vdekjeve kontroverse. Pasuan një seri protestash. Në maj, shërbimet sekrete u përfshin në një shkëmbim zjarri misterioz me guerilët shqiptar. Kur kriza emigrante u ndez, BE-ja ishte e bindur se vendi është në prag të kaosit, dhe e dërgoi një ekip diplomatësh për të ndërhyrë.
Ekipi i BE-së ndihmoi në negocimin e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës për emërimin e një Prokurori special për të hetuar krimet e mundshme të zbuluara nga përgjimet. U shpallën zgjedhje të reja, dhe z. Gruevski u tërhoq. (Që atëherë zgjedhjet janë shtyrë; tani ata janë caktuar për 5 qershor). Por në 12 prill, presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, urdhëroi ndalim të hetimit të Prokurorisë speciale, që deri më atëherë kishte në shënjestër 56 politikanë. Shumica e tyre, përfshi dhe z. Gruevski, ishin të lidhur me VMRO. Me shpejtësi, protestuesit i zunë rrugët.

Johannes Hahn, Komisionari Evropian për zgjerim, i ftoi liderët politik të Maqedonisë në një takim urgjent në Vjenë, më 22 prill për të negociuar një solucion. Por takimi u anulua pasi që Social Demokratët refuzuan të marrin pjesë. Problemi i BE, thotë Nenad Markoviq, një analist në Universitetin e Shkupit, është ajo që e ka humb tërësisht ndikimin e saj.

Deri tani, protestat kanë qenë paqësore. Mbështetësit e VMRO-së argumentojnë se kanë sjell një rritje ekonomike, dhe se opoyita dëshiron një revolucion sepse e dijnë që nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet. Social-Demokratët thonë se zgjedhjet e kaluara kanë qenë të manipuluara dhe se mediat kryesore janë shndërruar në zëdhënës të VMRO-së. Ata janë tërhequr nga zgjedhjet.

Partitë që përfaqësojnë shqiptarët etnik, që përbëjnë çerekun e popullatës, deri tani kanë qëndruar jashtë konfliktit, por kjo mund të ndryshojë. Shtetet e bashkuara dhe disa shtete evropiane kanë kërkuar që presidenti të shfuqizojë vendimin e tij. E parashikueshme që Rusia akuzon opozitën për një komplot të mbështetur nga jashtë.

Maqedonia është një vend i vogël prej 2 milionë banorësh, por ajo që ndodh këtu është me rëndësi për rajonin. Ndikimi rus dhe turk është në rritje. Besimi në perspektivën e largët për anëtarësim në BE është venitje. Si pasojë, ankohet një burim i BE-së, politikanët e Maqedonisë “duken të vendosur për ta dëmtuar vendin e tyre”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori