LAJMI I FUNDIT:

Interit i kushton ofendimi ndaj Balotellit

Interit i kushton ofendimi ndaj Balotellit

Interi është dënuar me 50.000 euro për shkak të sjelljes së tifozëve zikaltër në barazimin prej 1-1 kundër Milanit.

Në një komunikatë të Lega Serie A thuhet se tifozët nerazzurrë janë gjetur fajtorë për shkelje të shumta, duke përfshirë brohoritjet racore ndaj Mario Balotellit dhe lojtarëve të tjerë kundërshtarë, ekspozimin e disa pankartave ofenduese kundrejt tifozëve dhe lojtarëve mysafirë dhe drejtimin e dritave laserike në disa raste.

Interi u dënua edhe më herët këtë muaj me 15.000 euro për shkak të këngëve raciste të tifozëve kundrejt SuperMarios në ndeshjen që Nerazzurrët e zhvilluan kundër Chievos.


Nga ana tjetër, Milani është dënuar me 10.000 euro për pankartat ofenduese të tifozëve Rossonerë kundrejt tifozëve dhe lojtarëve zikaltër.

Po ashtu, edhe vet Balotelli është dënuar me 10.000 euro dhe ka marrë një paralajmërim zyrtar për gjestin e tij kundrejt tifozëve të Interit në minutat e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori