LAJMI I FUNDIT:

Interi, ultimatum Realit për Maicon

Interi, ultimatum Realit për Maicon

Siç duket Massimo Moratti dhe Interi i tij janë duke bërë shaka me hierarkinë e Real Madridit, pasi që pas refuzimit të ultimatumit të Real Madridit, Interi është përgjigjur me një ultimatum të ri dhe përfundimtar.

Marca kishte spekuluar se Real Madridi i ka bërë një ultimatum Interit me një ofertë të panegociueshme prej 22 milionë euro, e cila u refuzua nga Interi.

Tani thuhet se Nerazzurët janë përgjigjur me një ultimatum të ri: “Oferta prej 28 milionë euro nuk do të refuzohet, ju mund të pranoni apo të refuzoni, është e parevokueshme”.

Real Madridi besohet se tani nuk do të jetë më i interesuar në mbrojtësin brazilian dhe pritet të kthejë vëmendjen kah Thiago Silva, David Luiz, Nemanja Vidic apo Bruno Alves. /Telegrafi/