LAJMI I FUNDIT:

Interi në kërkim të Bacary Sagna

Interi në kërkim të Bacary Sagna

Kampioni i Italisë dhe Evropës, Interi, raportohet se është duke u interesuar për të transferuar në Giuseppe Meazza mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagna.

The Times shkruan se Interi i Rafa Benitez është duke monitoruar Sagna gjatë Kupës së Botës që zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Francezi është duke u analizuar nga Benitez si një zëvendësim i mundshëm për Douglas Maicon, i cili pritet të largohet këtë verë në drejtim të Real Madridit.

Krahas Sagna, Inter së fundi është lidhur edhe me një transferim të mbrojtësit të Liverpoolit, Glen Johnson. /Telegrafi/