LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca e Ukrainës publikoi emrat e 620 spiunëve të Kremlinit, i bënë të ‘papërdorshëm’ për veprim

Inteligjenca e Ukrainës publikoi emrat e 620 spiunëve të Kremlinit, i bënë të ‘papërdorshëm’ për veprim

Emra, datëlindje, numra të pasaportave dhe pozita janë disa nga të dhënat që inteligjenca ukrainase i ka publikuar për spiunët e Shërbimit rus të Sigurisë (FSB).

Sipas Agjencisë së Inteligjencës së Ukrainës, këta agjentë të FSB-së janë të përfshirë në “veprimtari kriminale” në të gjithë Evropën.

Po ashtu, lista përfshin edhe modelet e makinave dhe targat e agjentëve dhe numrat e telefonit të tyre.


Të gjithë ata në listë u regjistruan si banues në Lubyanka, selia e shërbimit në Moskë.

Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?
Lexo po ashtu Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?

Sipas gazetarit amerikan, Brian Karem publikimi i këtyre të dhënave po ia vështirëson punën presidentit rus Vladimir Putin.

Karem thekson se tashmë këta agjentë janë të “papërdorshëm” për veprim”.

“Aparati i inteligjencës së Vladimir Putinit vazhdon të pengohet pasi Ukraina publikoi emrat e 620 spiunëve të Kremlinit, duke i bërë ata potencialisht të papërdorshëm [për veprim]”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se një numri shtetesh evropiane si Polonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Greqia, Bullgaria, Suedia e të tjera po vazhdojnë të dëbojnë diplomatët rusë.

Këta diplomatë dyshohet se janë pjesëtarë të shërbimeve të inteligjencës ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori