Në kulmin e krizës me rritjen e çmimeve, në muajt shkurt-prill, guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH) ishte shprehur i qetë se situata do të ndryshojë shumë shpejt. Me synimin për të qetësuar konsumatorin, guvernatori, Fullani, deklaroi se parashikimet e bankës rezultojnë se në të ardhmen e afërt çmimet do të pësonin ulje, për shkak të sezonit pranveror, ku produktet vendase shtojnë prodhimin, dhe inflacioni do i rikthehej normalitetit.
Faktet tregojnë të kundërtën, pasi aty ku nuk pritej, në muajin maj, çmimet i janë kthyer tendencës rritëse.
Konfirmimi vjen nga vetë INSTAT-i, sipas të cilit, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin maj 2011, arriti 111 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007, duke shënuar një ulje prej 1.1 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, por në krahasim me një vit më parë, ka një rritje me 4.2 për qind (inflacioni), nga 4.1 për qind që ishte në muajin prill, kurse inflacioni në muajin maj të 2010-s ishte 3.3 për qind, raporton TCh.
Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 2.6 për qind, ku brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 18.2 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshi patatet”.
Ndryshe rezultoi me frutat, çmimi i të cilave u rrit me 1.9 për qind, sidomos te limonët me 5.6 për qind, portokajtë me 3 për qind, mollët me 2.7 për qind etj. Indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.1 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të duhanit me 0.1 për qind.
Po ashtu, indeksi i grupit “Shëndeti” shënoi një rritje prej 0.3 për qind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjekësore u rritën me 0.3 për qind. INSTAT thekson se në muajin maj çmimi i naftës shënoi një ulje prej 1.2 për qind, ndërsa çmimi i benzinës një rritje prej 0.2 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimorë vazhdojnë të jenë të lart
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime