LAJMI I FUNDIT:

INPO: Komunat nuk po e hartojnë Planin e Prokurimit sipas kërkesave ligjore

INPO: Komunat nuk po e hartojnë Planin e Prokurimit sipas kërkesave ligjore

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) ka thënë se komunat në Kosovë nuk po e hartojnë Planin e Prokurimit konform kërkesave ligjore.

Hulumtuesi në INPO, Qëndrim Arifi ka potencuar se ky planifikim është shumë i rëndësishëm për secilin autoritet kontraktues dhe se është i rregulluar me ligj.

“Si hapi i parë në prokurimin publik, planifikimi është determinues edhe i fazave tjera të prokurimit, sepse një planifikim i mirë ndikon në suksesin e AK-së për vitin përkatës dhe e kundërta një planifikim i dobët sjellë pasoja të pa parashikueshme për AK-në”, tha Arifi.


Ndërsa, Diell Haxhimusa, monitorues në INPO ka potencuar se asnjëra nga komunat e monitoruara nuk e ka planifikimin e prokurimit konformë kërkesave ligjore.

“Shumica e zyrtarëve të prokurimit dhe njësive kërkuese të komunave, procesin e planifikimit e shohin si përgjegjësi të përbashkët në mes tyre, ashtu siç e kërkon edhe ligji. Sa i përket bashkëpunimit të njësive kërkuese me zyrtarët e prokurimit rezulton se të njëjtit kanë një bashkëpunim të mirë edhe pse për çështje dhe problematika të njëjta gjatë zhvillimit të intervistave njësitë kërkuese dhe zyrtarët e prokurimit kanë dhënë përgjigje dhe qasje të ndryshme”, ka potencuar Haxhimusa.

Ky hulumtim gjen se manualet me çmime referente të KRPP-së nuk përdoren nga AK-të dhe nuk janë relevante për shkak të mos freskimit të tyre me çmimet reale të tregut.

Nga intervistat e zhvilluara me zyrtarët e prokurimit rezulton se jetësimi i listave me çmime referente do ta lehtësonte shumë procesin e planifikimit të prokurimit dhe zhvillimin e prokurimit në përgjithësi, ndërsa u konstatua që freskimi i këtyre listave nuk është në agjendë të KRPP-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori