LAJMI I FUNDIT:

ILO aprovon të drejtat e dadove

ILO aprovon të drejtat e dadove

Organizata Botërore e Punës (ILO) të enjten e ka aprovuar një traktat që i njeh të drejtat e punës së miliona shërbyeseve, dadove dhe kuzhinierëve në të gjithë botën.

Agjencia e OKB-së, e cila vendos standardet për punonjësit në tërë botën, ka votuar për të aprovuar konventën e re sa i përket punonjësve të shtëpisë në takimin vjetor të saj në Gjenevë.

Sipas të dhënave të ILO-s, në tërë botën ekzistojnë së paku 52.6 për qind punonjës të shtëpisë. Konventa e re thotë se atyre duhet dhënë të drejtat e punës siç janë pushimet dhe sigurimet shëndetësore, për herë të parë.

Konventa është adoptuar me 396 vota pro, 16 kundër dhe 63 abstenime. Pas këtij aprovimi, që të filloj zbatimi i saj, duhet qeveritë e çdo vendi ta ratifikojnë atë. /Telegrafi/