LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Pa Kosovën, nuk ka bashkëpunim rajonal

Hoxhaj: Pa Kosovën, nuk ka bashkëpunim rajonal

Në një bisedë për gazetën austriake “Tiroler Tageszeitung”, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar përpjekjet diplomatike si dhe zhvillimet e fundit në raport me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë bisedës, ministri Hoxhaj ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel si dhe avancimi i agjendës evropiane, janë çështje që nuk duhet të vihen në pikëpyetje, duke e konsideruar vendimtare për rrugën evropiane të rajonit, progresin që është arritur deri më tani në Bruksel.

Në artikullin analitik të “Tiroler Tageszeitung”, flitet edhe për përpjekjen e dështuar të javës së kaluar të Beogradit për të bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar këtë hap të Serbisë, si një shkelje të marrëveshjes.


Në artikull theksohet se kjo qoi në anulimin e samitit të krerëve të shteteve. “Kjo dëshmoi se Serbia duhet të vetëdijesohet se nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal pa Kosovën”, ka thënë ministri Hoxhaj, lidhur me këto zhvillime.

Ndërkaq, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, dhe disa paralajmërime për radikalizim të situatës, Hoxhaj ka thënës se “200, 300 njerëz të involvuar në krimin e organizuar, tani po përpiqen të krijojnë probleme”.

Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka theksuar se Serbia duhet të heq dorë nga strukturat e saj ilegale paralele në veri të Kosovës, dhe të përmbush marrëveshjen e arritur në Bruksel.

“Pa implementimin e marrëveshjes, Serbia nuk duhet të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Hoxhaj.

Duke iu referuar konfuzionit të javës së kaluar, ministri Hoxhaj ka theksuar se në muajt e kaluar është ndërtuar një mirëbesim ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar se është në interes të Serbisë që të mos përpiqet të bllokojë proceset e mëtejshme dhe agjendën integruese evropiane të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori