LAJMI I FUNDIT:

Higuain: Ashley Cole do të jetë lojtar i Realit

Higuain: Ashley Cole do të jetë lojtar i Realit

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, i ka bërë thirrje Chelseat të lëshojë pe për mbrojtësin Ashley Cole, pasi që beson se Los Blancos do ta sigurojnë firmën e anglezit.

“Në Madrid, loja e Cole do të jetë në kryetitujt e gazetave, jo jeta e tij private. Mendoj se ky do të jetë indikator i madh për të. Unë kam folur me shumë lojtarë të vjetër në të cilët klubi ka besim dhe ata janë tejet të bindur se ne do ta transferojmë atë javët e ardhshme. Njëherë u duhet lojtarëve të luajnë nën Jose Mourinhon, më pas ata e ndjekin atë. Jose Mourinho është i ngjashëm si Diego Maradona në sensin që ai nuk e shikon jetën e lojtarëve të tij”.

“Është një situatë të gjithë në klub kundër gjithë botës dhe mbrojtja të cilën e ofron trajneri është shumë e rëndësishme. Ashley duhet ta di mjaft mirë pasionin e Mourinhos dhe dashurinë për lojtarët e tij, ndërsa jam i sigurt se ai do të dëshironte që të punonte përsëri me të”.

“Në stërvitje thuhet se marrëveshja do të arrihet. Të gjithë lojtarët mezi presin transferimin e tij. Nuk më befason nëse Chelsea thotë ai nuk është në shitje. Nëse keni një lojtar që është më i miri në botë në pozitën e tij, atëherë bëni gjithçka për ta mbajtur atë. Por, kur Reali e kërkon një lojtar, zakonisht e merr atë. Unë bisedova me Ronaldon dhe ai më tha se Cole është mbrojtësi më i vështirë ndaj të cilit ai ka luajtur ndonjëherë. Kështu që, nëse Ashley Cole vendosë t’i bashkohet klubit më të mirë në botë dhe mikut të tij të vjetër Jose Mourinho, atëherë jam i sigurt se transferi do të kryhet para fillimit të sezonit të ri”, ka thënë Higuain për The Sun. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Klubi i Ligës së Parë, Rilindja 74 suspendon portierin pasi dyshon në paraqitjen e tij

Klubi i Ligës së Parë, Rilindja 74 suspendon portierin pasi dyshon në paraqitjen e tij

Liga e Parë
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar ndaj Monacos

Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar ndaj Monacos

Liga e Kampionëve
Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit, por problem është klauzola e lartë e tij

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit, por problem është klauzola e lartë e tij

La Liga
Po shkëlqen këtë sezon, Man Utd e shpërblen yllin e ekipit me kontratë të re

Po shkëlqen këtë sezon, Man Utd e shpërblen yllin e ekipit me kontratë të re

Premier League
Kalo në kategori