Barcelona shkëlqeu sërish të dielën duke marrë një fitore me rezultat 4-1 ndaj Gironës dhe duke vazhduar vetëm me fitore në kampionat.

Sidoqoftë, një problem shqetësues për blaugranasit është se Dani Olmo u largua nga fusha në pjesën e dytë me një lëndim muskulor që do ta mbajë atë jashtë fushave për disa javë.


Flick kështu do të mbetet pa shërbimet e reprezentuesit spanjoll për ndeshjen ndaj Monacos si dhe ndaj Villarrealit gjatë vikend.

Torres do të jetë i suspenduar për ndeshjen ndaj ‘Nëndetëses së Verdhë’, por është njëri prej dy kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Olmon në garat evropian raporton Sport.

dani 2

Një opsion tjetër është që do ta mbante Raphinhan në krahun e majtë të sulmit është Pablo Torre i cili shkëlqeu në parasezon dhe pati disa minuta ndaj Real Valladolidit.

Pedri shënoi gol nga pozita e numrit dhjetë kur Olmo u largua nga loja dhe Flick mund ta përdorë atë sërish në atë pozicion dhe ta vendos Eric Garcian në mesfushë së bashku me Marc Casadon.

Opsioni i fundit i përmendur është Ansu Fati i cili me gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes, ani pse do të ishte një rrezik që të aktivizohej nga minuta e parë.

hansi 2

Në anën tjetër, Pau Victor po ashtu u paraqit në ndeshjen ndaj Gironës dhe 21-vjeçari ka mbështetjen dhe dashurinë e Flickut që e ka përdorur në disa ndeshje.

Ai mund të operojë në të majtë të Lewandowskit me Raphinhan në një pozicion më të avancuar ose pas sulmuesit polak.

Varësisht nga ndryshimet e Flick në ndeshjet paraprake, me shumë mundësi Torres do të marrë sërish fanellën e titullarit./Telegrafi/

telegrafi sport app