LAJMI I FUNDIT:

Henry largohet nga kombëtarja

Henry largohet nga kombëtarja

Sulmuesi i New York Red Bulls, Thierry Henry, ka konfirmuar se ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Francës.

Pensionimin nga Les Bleus, Henry e konfirmoi me një komunikatë të shkurtër: “Ky është fundi për mua në kombëtare”.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës i jep fund karrierës së tij me përfaqësuesen në mënyrën më të tmerrshme të mundshme, me një paraqitje si zëvendësues në duelin e humbur ndaj Afrikës së Jugut në Botërorin e sivjetmë, që njëherit ishte njëri nga turpet më të mëdha në histori të futbollit francez.

Henry me kombëtaren franceze e fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe u shpall kampion i Evropës dy vite më vonë. Henry është golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares franceze me 51 gola në 123 paraqitje. Sa u përket paraqitjeve, Henry është i dyti me radhë, pas rekordmenit absolut Lilian Thuram, me 142 paraqitje. /Telegrafi/