LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime

Haradinaj-Stublla, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime

Anëtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit si dhe diasporës që të dalin për të votuar, sepse sipas saj kështu vendoset për të ardhmen e vendit.

“Tani kur kanë mbetur më pak se 5 orë kohë deri në mbylljen e vendvotimeve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ju fton që të dilni masivisht në votime. Vendosni për të ardhmen e këtij vendi. Duke dalë në numër të madh, i jepni kuptim këtyre zgjedhjeve”, u shpreh ajo.


Po ashtu, ajo foli edhe për disa qarkullime të sondazheve apo exit polle, ku ndër të tjera i ftoi qytetarët që mos të ju besojnë këtyre informatave, pasi sipas saj, rezultati i vetëm i vlefshëm është numërimi i votave.

“Kemi informata se në rrethe të caktuara e në mënyrë klandestine po qarkullojnë do far sondazhe apo exit polle. Mos besoni asgjë. Rezultati i vetëm i vlefshëm është numërimi i votave’, tha para Haradinaj-Stublla para medieve.

“Sot të gjithë ne hedhim votën vendimtare për shumë procese të rëndësishme me të cilat do të ballafaqohemi si Kosovë. Bashkë duke e sfiduar motin e ftohët e duke e shijuar natyrën e bukur me borë ne duhet ta sfidojmë edhe Serbinë përmes votës sonë. Nga këto zgjedhje duhet të dalë një Qeveri stabile e afatgjate, një Kuvend me mandatë të plotë dhe një President i qëndrueshëm e para se gjithash unifikues, që i garantojnë bashkë Kosovës integritetin territorial, rendin aktual kushtetues, dhe karakterin unitar të saj. Por po ashtu edhe zhvillimin e gjithëmbarshëm dhe rrugëtimin ndërkombëtar për anëtarësimin në NATO, dhe njohje universale me miq e aleate të vjetër e të ri”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo ndër të tjera tha se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë.

“Nga informatat qe po pranojmë vazhdimisht nga terreni dhe shtabet tona komunale anembanë Kosovës, bëjmë të ditur se procesi po shkon mirë, pa incidente madhore, por shifrat e deritanishme të daljes në votime nuk janë të kënaqshme, ku janë më pas se 20 për qind”, tha ajo.

Krejt në fund Haradinaj Stublla, i bëri thirrje edhe diasporës që të dalin të votojnë dhe i falënderoi për mundin që kanë marrë për të ardhur në Kosovë në këto ditë të vështira atmosferike.

“Ju bëjë thirrje të gjithëve pa dallim, përfshirë diasporën tonë te dashur, që kanë marrë rrugë prej larg, që me kujdes të shtuar për shkak të kushteve te vështira atmosferike por me vendosmëri të madhe të dalin dhe të bëhen pjesë e këtij procesi demokratik për të gjithë ne. Vota jonë përveç që është besim i shenjtë, është edhe vendim për të ardhmen tonë nesër”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori