LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ngushëllon ambasadoren gjermane për vdekjen e Westerwelles

Haradinaj ngushëllon ambasadoren gjermane për vdekjen e Westerwelles

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët, bashkëpunëtorët, qeverinë gjermane dhe ambasadoren gjermane në Kosovë, Angelika Viets me rastin e ndarjes nga jeta të ish ministrit të jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Haradinaj, në Facebook shkruan se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e ish ministrit gjerman, duke çmuar kontributin e tij dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës.


“Me pikëllim të thellë pranova lajmin e ndarjes së hershme nga jeta të z. Guido Westerwelle, ish-minister i Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në këto momente dhimbjeje, ua përcjellë ngushëllimet e mia familjarëve, bashkëpunëtorëve, Qeverisë gjermane si dhe ambasadores gjermane në Kosovë, znj. Angelika Viets. Do të kujtohet gjatë kontributi i çmuar dhe angazhimi i z. Westerwelle, si një mbështetës i fuqishëm i Republikës së Kosovës dhe përkrahës aktiv për të ardhmen evropiane të saj”, ka shkruar Haradinaj.