Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që urgjentisht të rishikojë Buxhetin për vitin 2022, pasi siç tha ai, kanë ndryshuar parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet.
Në një konferencë për media, Haradinaj i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të rishikojë edhe investimet kapitale.
“Si Aleancë kërkojmë urgjentisht të ndodhë rishikimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2022. Praktikat e rishikimit ekzistojnë, pra një rishikim tradicional në mes të vitit, por ne kërkojmë që rishikimi të ndodhë tani, urgjent. Analiza jonë, e Departamentit të Financave, e kolegëve, e ekspertëve, është se kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet. Pra, ka ndryshuar inflacioni, janë rritur çmimet, ka një situatë urgjente të krizës në Kosovë. Bazuar në këtë, si Aleancë, i sugjerojmë Qeverisë që të ndërmerr menjëherë rishikimin e buxhetit të vendit”, tha Haradinaj.
I pari i AAK-së ka dhënë edhe disa sugjerime për Qeverinë.
“Po ashtu, ne i sugjerojmë Qeverisë që të parasheh disa instrumente me të cilat do të ndërhyjnë në krizën financiare në vend. Është reale heqja e TVSH-së për artikujt bazë ushqimorë për një periudhë prej 3 muajsh, për t’u rivlerësuar më tutje. Po ashtu, vlerësimi i akcizës për naftën, për shkak se akciza, ose çmimi i rritur i naftës ka ndikim në rritjen e të gjitha çmimeve tjera, por kësisoj të veprohet edhe me ndërhyrjen e karteleve financiare, sikurse është likuiditeti i KOSTT-it, veçanërisht humbjet në veri, të cilat po vazhdojnë me u rritë”, shtoi ai.
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri tha se buxheti aktual është përgatitur mbi disa premisa joreale.
“Është vlerësuar që rritja e PBB-së në vitin 2022 do të jetë 14.5 përqind, gjë që është në kundërshtim me të gjitha vlerësimet e institucioneve financiare. Pra, 14 për qind rritja e PBB-së nuk mund të ndodhë këtë vit, nuk mund të ndodh asnjë vit, me këto parametra të investimeve të lëvizjeve ekonomike. Pastaj, një bazë tjetër, që vlen të përmendet, është paraparë që inflacioni të jetë 2.6 për qind, ndërsa rritja e çmimeve 0.2 për qind. Pra, janë shifra joreale që e krijojnë një bazë shumë reale për kërkesën tonë që të bëhet një rishqyrtim sa më i shpejtë i buxhetit”, tha ai. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker