LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi “Prishtina 2011”, 100 kompani pjesëmarrëse

Hapet panairi “Prishtina 2011”, 100 kompani pjesëmarrëse

Është hapur panairi i përgjithshëm “Prishtina 2011”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe asaj të Zhvillimit Ekonomik.

I pranishëm në ketë panair ka qene e dhe kryeministri Hashim Thaçi i cili tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zhvillimin e sektorit privat dhe stimulimin e investimeve private. “Qeveria, edhe në këto rrethana, vazhdon të ruajë partneritetin me institucionet ndërkombëtare. Edhe ridizajnimi i marrëveshjes me FMN-në, nuk ndryshon agjendën zhvillimore të Kosovës”, tha Thaçi.

Kurse, kryetari i Odës ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se panairi i përgjithshëm “Prishtina 2011” është një mundësi e mirë për krijimin e kontakteve të drejtpërdrejta mes bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare. “Kosova kërkon njohje diplomatike në rrafshin politik ndërkombëtar, ndërsa në planin ekonomik, ajo po ashtu ka nevojë të madhe për inkuadrim në tregun botëror. Këto dy procese janë të pandashme dhe vetëm me përmbushjen e tyre vendi ynë do të bëhet i barabartë i familjes ndërkombëtare”, theksoi ai.

Në panairin “Prishtina 2011” në zonën industriale në Prishtinë po marrin pjesë rreth 100 kompani, prej tyre rreth 25 nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe vende tjera. Panairi do të jetë i hapur deri më 11 qershor. /Telegrafi/