LAJMI I FUNDIT:

Hajdinaga fton kosovarët për investime në Ulqin

Hajdinaga fton kosovarët për investime në Ulqin

Privatizimi i cili është bërë në Komunën e Ulqinit sipas zyrtarëve komunal është bërë jo më qëllime të mira por sipas tyre për Ulqinin po punon koha. Kryetari i Ulqinit Gëzim Hadinaga tha se po bëjnë plane me qeverinë për privatizime të suksesshme.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga tha se privatizimi i cili është bërë në Ulqin ka lënë pas dore ketë komunë për ka investimet. Ai ka treguar se aktualisht janë duke bërë plane me qeverinë që komuna turistike e Ulqinit të zhvillohet e dhe më shumë.

“Ka disa vite që nuk është investuar në Ulqin, po ashtu numër i madh i investitorëve është larguar nga gjithë rajoni për shkak të krizës ekonomike financiare”, ka deklaruar Hajdinaga gjatë një vizite të disa gazetarëve nga Kosova.

Numri një i Ulqinin ka ftuar edhe biznesmenët nga Kosova që të investojnë në Ulqin pasi që sipas tij, ia vlen të investohet atje. /Telegrafi/