LAJMI I FUNDIT:

Gruaja fillon të pijë tri litra ujë në ditë, është e pabesueshme si duket ajo pas një muaji (Foto)

Gruaja fillon të pijë tri litra ujë në ditë, është e pabesueshme si duket ajo pas një muaji (Foto)

Sarah Smith është 42 vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe jeton në Britani të Madhe. Ajo, si shumë të tjerë, kishte treguar se nuk pi ujë mjaftueshëm në përditshmëri.

Asaj nuk i tretej ushqimi mirë dhe rregullisht kishte dhimbje koke. Gjatë konsultimeve me mjekë profesionistë, ajo kishte vendosur që t’i aplikojë këshillat e tyre dhe të pijë sasi të mjaftueshme uji.

Gruaja kishte vendosur ta fotografojë veten për të parë se a po vërente dallim qysh nga fillimi i konsumimit të tri litrave ujë në ditë, e deri tek pas katër jave.


“Unë jam 42 vjeçare, mirëpo, më duhet të pranoj se në fotografi dukesha si 52, gjë që është tronditëse. Kisha sytë e nxirë, që më bënin të dukesha shumë e lodhur, rrudha etj.”, kishte rrëfyer ajo, transmeton Telegrafi.

Pas tri jave që kishte filluar të konsumojë sasinë e rekomanduar të ujit, Sarah kishte qenë e lumtur kur e kishte parë që sytë nuk i kishte më të nxirë dhe se lëkura e saj dukej shumë më e shëndetshme. Sasia e madhe e ujit e kishte ndaluar atë që vazhdimisht të binte në kurthet e shëndetit të keq.

Sa i përket javës së katërt, Sarah kishte treguar se nuk mund të besonte se çfarë ndryshimesh kishte pësuar në fytyrën e saj. Dukej si një grua krejt tjetër.

Për ta dëshmuar këtë, Telegrafi e sjell fotografinë e transformimit të saj qysh nga fillimi i konsumimit të sasisë së rekomanduar të ujit, e deri tek pas katër jave. /Telegrafi/

fund

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori