LAJMI I FUNDIT:

Greqi, deri më 2015 duhet të kursehen 28 miliardë euro

Greqi, deri më 2015 duhet të kursehen 28 miliardë euro

Pas fitores së kryeministrit grek Giorgos Papandreou të votëbesimit në parlament, kabineti i tij i ri ka vendosur një plan kursimi për tre vitet e ardhshme. Ai parashikon që deri në 2015 të kursejë në nivelin prej 28 miliardë euro.

Pikat kryesore përfundimtare do të shpallen më së vonti ditën e hënë, bëri të ditur radioja shtetërore. Mediet vendore njoftojnë se vetëm në shërbimet publike do të duhet të kursehet 800 milionë euro nga shkurtimi i pagave, ndërsa nga tatimet e reja për mallra të caktuara mund të përfitohen 2.5 miliardë.

Programi strikt i kursimeve duhet të miratohet të martën në parlament, kusht ky për të marrë kredi të tjera ndërkombëtare. /Telegrafi/