LAJMI I FUNDIT:

Grekët dhe amerikanët nuk do të mund t’i paguajnë borxhet

Grekët dhe amerikanët nuk do të mund t’i paguajnë borxhet

Agjencia Fitch paralajmëron se ri-programimi vullnetar i borxhit grek do ta konsideroj si të pamundshëm për pagesën e borxheve dhe se do ta ulë sërish rejtingun e Greqisë.

Skenar të ngjashëm për rejtingun kreditor parashikon edhe për SHBA-të. “Esenca e problemit është anë atë se Greqisë i nevojiten ende para, deklaroi sot në një konferencë në Singapor, Andrej Kolkuhon, drejtor i Fitch-it për rajonin aziatik-pacifik, transmeton “me thirr”.

Ministrat e financave të Eurozonës po tentojnë të përgatisin pako të re të ndihmave për Greqinë, që nënkupton huazime plotësuese.

Pas negociatave dyjavore në Bruksel, Athinës i është dhënë kush i ri: masa më të rrepta për kursim, të cilat duhet të kalojnë në Parlamentin grek. /Telegrafi/