LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari që përjashtoi De Rossin dhe Emersonin, ndan drejtësinë në ndeshjen Lyon-Juve (Foto)

Gjyqtari që përjashtoi De Rossin dhe Emersonin, ndan drejtësinë në ndeshjen Lyon-Juve (Foto)

Juventusi është mysafir i Lyonit për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në duelin që zhvillohet në Stade de Gerland dhe që është i vlefshëm për Grupin H, do ta ndajë drejtësinë Szymon Marciniak, njofton Telegrafi.

Gjyqtari polak u bë i urryer në Itali prej se ndau drejtësinë në ndeshjen kthyese të ‘play-offit’ ndërmjet Romës dhe Portos në Stadio Olimpico.


Marciniak e përjashtoi De Rossin në pjesën e parë.
Marciniak e përjashtoi De Rossin në pjesën e parë.

Ai u bë kryetemë në mediat italiane, pasi në atë sfidë ndau dy kartonë të kuq. Fillimisht, e përjashtoi Daniele De Rossin (39’) dhe pastaj Emerson Palmierin (50’).

Giallorossët e humbën atë ndeshje me rezultat 0-3 dhe nuk arritën që të kualifikoheshin në fazën grupore të garës më të madhe evropiane për klube.

Përjashtimi edhe i Emerson Palmierit ia pamundësoi Romës që të kualifikohej.
Përjashtimi edhe i Emerson Palmierit ia pamundësoi Romës që të kualifikohej.

Ndryshe, Juventusi është i pari në Grupin H, me katër pikë të arkëtuara pas dy xhirove të para, aq sa ka edhe Sevilla një vend më poshtë.

Ndërsa Lyoni numëron tri pikë, nga një fitore dhe një humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori