Mbi 120 gjoba sa janë shqiptuar vitin e kaluar, vetëm gjysma e tyre janë paguar. Kryeinspektori Basri Ibrahimi thotë se nëse nuk bëhet ekzekutimi i të gjitha gjobave, atëherë punëdhënësit mund të ndjehen të paprekshëm nga shteti dhe të vazhdojnë të bëjnë shkelje tjera.
Inspektorati i Punës po hasë në vështirësi gjatë ekzekutimit të gjobave ndaj shkelësve të ligjit të punës dhe atij për sigurinë në punë. Vitin e kaluar, nga 120 gjoba të shqiptuara, janë ekzekutuar vetëm gjysma e tyre.
Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, kërkon bashkëpunimin e gjykatave komunale për trajtimin e lëndëve me prioritet.
Disa punëdhënës në Kosovë, jo vetëm që shkelin ligjet që sanksionojnë të drejtat dhe sigurinë e punëtorëve, por edhe refuzojnë të paguajnë gjobat e shqiptuara nga Inspektorati i Punës.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, thotë se nëse gjobat nuk paguhen në mënyrë vullnetare, atëherë Inspektorati i drejtohet Gjykatës Komunale për ekzekutim të vendimit. Por, ai ka vërejtje në punën e gjykatave. “Në përgjithësi gjobat nuk janë duke u ekzekutuar nga gjykatat. Ne të gjitha gjykatave ua kemi drejtuar nga një shkresë, së bashku me lëndët që nuk janë zgjidhur, që të kenë mirëkuptim për ekzekutimin e atyre lëndëve, por deri tani nuk kemi pasur mirëkuptim”, thotë Ibrahimi, për Radio Kosovën.
Ibrahimi thotë se nga 120 gjoba sa janë shqiptuar vitin e kaluar, vetëm gjysma e tyre janë paguar. Madje ai thekson se nëse nuk bëhet ekzekutimi i të gjitha gjobave, atëherë punëdhënësit mund të ndjehen të paprekshëm nga shteti dhe të vazhdojnë të bëjnë shkelje tjera. “Prandaj, është shumë e rëndësishme që gjykatat t’i ekzekutojnë kërkesat tona për ato lëndë që janë të plotfuqishme dhe në këtë mënyrë ta fitojmë një autoritet më shumë që punëdhënësi ta kuptojë qartë se nuk ka ku t’i ikë çështjes së gjobës, nëse i shqiptohet”, ka shtuar Ibrahimi.
Edhe pjesëtarët e shoqërisë civile kanë vënë në pah rolin e gjykatave komunale në zgjidhjen e kontesteve të punës. Jeton Mehmeti, analist politikash në institutin “GAP”, thotë se gjykatat duhet të trajtojnë me prioritet lëndët e adresuara nga inspektorati. “Kjo do t’i inkurajonte punëtorët dhe ata që kanë ankesa që t’iu drejtohen gjykatave, duke shpresuar se zgjidhja e kontesteve do të bëhet sa më parë”, tha Mehmeti.
Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Makifete Saliuka, tha për Radio Kosovën se gjykata angazhohet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që adresohen në këtë gjykatë, përfshirë edhe ato të Inspektoratit të Punës.
Ndryshe, inspektorati, sivjet, nuk ka drejtuar ende asnjë lëndë tek gjykatat komunale për ekzekutim të vendimeve për gjoba. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime