LAJMI I FUNDIT:

Gjermanet ndërtojnë hidrocentrale në Serbi

Gjermanet ndërtojnë hidrocentrale në Serbi

Ndërmarrja publike “Elektroprivreda Srbije” (EPS) dhe kompania gjermane ''RWE Innogy'' të martën kanë nënshkruar kontratën për formimin e kompanisë së përbashkët “Hidrocentralet e Moravës sh.a.”, e cila viteve të ardhshme mbi lumin Morava do të ngritë së paku pesë hidrocentrale, ka njoftuar EPS.

Kompania e përbashkët në mes EPS dhe ”RWE Innogy”, e cila do të jetë prodhues i pavarur i energjisë elektrike, në pesë hidrocentralet e reja, me fuqi të përbashkët prej 150 megavatë, do të investoj 352 milionë euro. Sipas njoftimeve pjesëmarrjen më të madhe në aksione do ta ketë kompania gjermane 51 për qind.

EPS dhe RWE kanë hartuar studimin e fizibilitetit të këtij projekti dhe tash po punohet në dokumentet e tjera dhe sigurimin e lejeve për fillimin e punëve, të cilat duhet të nisin brenda një viti, ndërsa i tërë projekti do të përfundoj pas gjashtë vjetësh. /Telegrafi/