Për raportin në mes gishtave dihet që ndërlidhet me hormonet seksuale, me atë që raporti më i vogël i kombinimit ku gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues, është tregues i ekspozimit të testosteroneve në mitër.
Kjo nga ana tjetër mund të çojë deri te karakteristikat më atraktive dhe simetrike, të paktën kështu pohohet. Përpjesëtimet tashmë që më herët ishin të lidhura me plleshmërinë, seksualitetin dhe konkurrencën. Efekti është më i fortë në dorën e djathtë se sa në të majtën, pohojnë hulumtuesit.
Dr. Camille Ferdenzi dhe ekipi nga Universiteti në Gjenevë, kanë matur përpjesëtimet (përpjesëtimet 2D: 4D) e 49 meshkujve, dhe pastaj pjesëmarrëseve femra ua kanë treguar fotografitë e tyre me renditje të rastësishme.
Femrat janë lutur të vlerësojnë fytyrat për më shumë gjëra. Për tërheqjen e tyre afatshkurtër siç është marrëveshja për një takim apo ta zëmë një romancë verore, tërheqje afatgjate në kuptimin e partnerit potencial dhe burrërinë dhe simetrinë e fytyrës së tyre.
Hulumtuesit kanë zbuluar se si edhe tërheqja më e gjatë edhe ajo afatshkurtër janë në “korrelacion të lartë” me raportin 2D:4D, ashtu që sa më i ulët të jetë raporti, më i lartë është rezultati.
Simetria është po ashtu e ndërlidhur, por interesante është se si burrëria nuk ishte, zbulon ekipi i hulumtimit.
Dr. Ferdenzi shpjegon: “Kjo ilustron preferencat e femrave për meshkujt me përpjesëtim më të ulët 2D:4D, me siguri të motivuara nga fakti që ata meshkuj kanë fytyrën e cila është më shumë simetrike.”
“Përparësia e tillë ka mundur të evoluojë, sepse rrit suksesin reproduktiv femëror duke fituar dobi nga partnerët të cilët fizikisht janë më robustë.”
Megjithatë, për aromën trupore dhe lartësinë e zërit, si edhe për disa tregues tjerë të ekspozimit të lartë ndaj testosteronit, nuk është vërtetuar që janë të lidhur me përpjesëtimin 2D:4D.
Kjo mund të jetë për atë se këto veprime zhvillohen në pjesën e mëvonshme të jetës, ashtu që nuk janë nën ndikim të ekspozimit ndaj hormoneve në mitër, përfundojnë hulumtuesit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEfekti i 'vampirëve emocionalë': Si të mbrohesh nga njerëzit që të thithin energjinë
Inteligjenca artificiale i njeh gënjeshtrat më mirë se njerëzit
Ja sa të madh duhet ta keni penisin për ta kënaqur të dashurën!
Pak presion në stomak bën mrekulli: Tendenca e re seksuale në TikTok rrit kënaqësinë femërore
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju
Shqetësimi i vajzave: Si t’ia bëjnë nëse është tepër i madh?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar